Google search engine
Home Politike Drejtesi Mbi 300 gjyqtarë dhe prokurorë në pritje të vetingut/ Ja emrat që...

Mbi 300 gjyqtarë dhe prokurorë në pritje të vetingut/ Ja emrat që do të futen në skaner deri në qershor

0
807

Mbi 300 gjyqtarë dhe prokurorë janë ende në pritje të futjes në veting. Deri në fund të muajit, shkon në rreth 500 numri total i emrave të vetuar, ndërkohë që një pjesë tjetër shumë e madhe janë në pritje. Sipas raportit të KPK, deri në fund të muajit dhjetor kanë kaluar në skaner rreth 480 persona, ndërsa gjatë muajit janar kanë dalë në seancë dëgjimore 7 persona. Pra deri në fund të janarit ky numër mund të shkojë në 490, ndërkohë që numri i personave të futur në skaner në total është diku te 800. Pra janë diku rreth 300 emra që do futen në skaner. Ajo që bie në sy është se KPK nuk ka hedhur më shorte për emrat e rinj. Shorti më i fundit është ai i datës 18 qershor ku janë caktuar për veting këshilltarët ligjorë në gjykata prokurori. Ndërkohë gjatë vitit 2020 KLGJ, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për periudhën Janar – Dhjetor 2020 kanë organizuar 148 shorte për përzgjedhjen e dosjeve për 148 subjekte të rivlerësimit kalimtar Ndërkohë gazeta ka nxjerrë disa prej emrave që janë në pritje të daljes në seanca dëgjimore. Bëhet fjalë për emra që janë shortuar edhe një apo dy vite më parë, por që nuk kanë dalë para KPK. Në listë ka dhe emra të njohur, nga prokurori Arian Ndoja që ju bë një atentat me armë zjarri në Durrës, te disa emra të shkarkuar, por që KPK ka vendosur të dalin në seancë dëgjimore. Ndërkohë interesant është fakti se KPK e mbyll mandatin në qershor të këtij viti. Mazhoranca ka në plan ta zgjasë mandatin e saj dhe kjo gjë është në dorë të opozitës, pasi pa votat e saj nuk arrihet kuorumi për të ndryshuar Kushtetutën. Nëse nuk ka zgjatje afatesh, pritet që KLP e KLGJ të marrin në dorë procesin dhe bëhet fjalë për shumë emra që do futen në skaner.

Bilanci i vetingut

Gazeta ka siguruar të dhënat e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nga viti 2018 e deri në fund të muajit nëntor 2021. Sipas raportit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 30 nëntor 2021 ka dhënë 470 vendime. Nga këto, 185 vendime për konfirmimin në detyrë të 95 gjyqtarëve, 79 prokurorëve, 1 ish-inspektori KLD/kandidat për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmësve/këshilltarë ligjorë; 179 vendime për shkarkimin nga detyra të 113 gjyqtarëve, 63 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë; 70 vendime për ndërprerje të procesit për 44 gjyqtarë, 18 prokurorë, 1 ish-inspektor në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë; (Neni G i Aneksit të Kushtetutës); 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016); 26 vendime për përfundimin e procesit për 15 gjyqtarë, 8 prokurorë dhe 1 (ish-kryeinspektori i KLD-së dhe 2 ish-inspektori ILD (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016); 2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve. Sipas statistikave nga këto vendime, 30 janë rrëzuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili ose i ka shkarkuar emrat e kualifikuar ose i ka rikthyer në detyrë të shkarkuarit. Momentalisht vetëm 137 vendime kanë marrë formë të prerë dhe në Apel. Por interesant është fakti se rreth 80 persona kanë dhënë dorëheqjet para procesit të vetingut. Dyshimet janë se ata i tremben një procesi hetimor. SPAK këto ditë ka sekuestruar pasuritë e ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese dhe sinjalet janë se ky proces do shtrihet dhe te nivelet e tjera. Ndërkohë SHBA dhe BE e kanë kërkuar disa herë se duhet të kemi hetime për të ngelurit në veting, pasi nuk mundet që emrat e shkarkuar të shijojnë pasuritë korruptive. Momentalisht vetëm SPAK po kryen hetime dhe prokuroritë e rretheve nuk kanë nisur procedime.

Ja emrat që janë në pritje të vetingut

1.      Pëllumb Zaimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

2.      Ergys Selmani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

3.      Matilda Shalla, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

4.      Roland Hysi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

5.      Taulant Banushi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

6.      Guximtar Boçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

7.      Andri Ymeri, Gjykata e Rrethit Shkodër

8.      Shpëtim Reka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

9.      Shpëtim Reka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

10.  Flora Hasimi (Hysi), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

11.  Luan Lusha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë

12.  Arben Lera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë

13.  Ariola Kristo (Cerrava), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë

14.  Enkeleida Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë

15.  Elsa Ulliri, Gjykata e Rrethit Lezhë

16.  Flutura Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë

17.  Gentian Marku, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë

18.  Klorinda Çela, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

19.  Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

20.  Albert Meça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

21.  Altin Abdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

22.  Anila Capo, (Zere) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

23.  Arben Mullaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

24.  Arjan Aliaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

25.  Arjana Gumbardhi (Caco), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

26.  Artan Gjermeni, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

27.  Enkela Vlora (Bajo), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

28.  Fida Osmani (Stojku), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

29.  Kastriot Gramshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

30.  Sokol Tona, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

31.  Shefkije Demiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

32.  Teuta Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

33.  Kliton Spahiu, Gjykata e Apelit Durrës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

34.  Etleva Gjamo (Cami), Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë

35.  Emiljano Ruli, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

36.  Bevis Shehaj, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë

37.  Çlirim Sino, Prokuroria e Rrethit Fier

38.  Erind Reovica, Prokuroria e Rrethit Fier

39.  Brunilda Çarçiu, Inspektor ish – KLD

40.  Flora Reka, Prokuroria e Rrethit Durrës

41.  Arben Sharra, Prokuroria e Rrethit Durrës

42.  Arian Ndoja, Prokuroria e Rrethit Durrës

43.  Agim Dilka, Prokuroria e Rrethit Elbasan

44.  Bajram Breçani, Prokuroria e Rrethit Elbasan

45.  Emror Kasaj, Prokuroria e Rrethit Gjirokastër

46.  Edina Kurti, Prokuroria e Rrethit Kavajë

47.  Edmond Shytko, Prokuroria e Rrethit Korçë

48.  Ilia Bano, Prokuroria e Rrethit Korçë

49.  Julian Kristo, Prokuroria e Rrethit Korçë

50.  Ervin Beqiri, Prokuroria e Rrethit Korçë

51.  Florian Bonjaku, Prokuroria e Rrethit Krujë

52.  Edmond Karriqi, Prokuroria e Rrethit Kukës

53.  Alma Bramo, Prokuroria e Rrethit Mat

54.  Agim Dalipi, Prokuroria e Rrethit Tropojë

55.  Alfred Saliu, Prokuroria e Rrethit Vlorë

56.  Saimir Bahiti, Prokuroria e Rrethit Shkodër

57.  Astrit Halilaj, Prokuroria e Rrethit Shkodër

58.  Elina Kombi (Zgjani), Prokuroria e Rrethit Tiranë

59.  Erion Pano, Prokuroria e Rrethit Tiranë

60.  Ida Ahmetlli, Prokuroria e Rrethit Tiranë

61.  Petrit Haki –Bica, Prokuroria e Rrethit Tiranë

62.  Gjergji Tako Prokuroria, e Rrethit Tiranë

63.  Daniela Konica (Sulaj), Prokuroria e Rrethit Tiranë

64.  Elsa Kareci, Prokuroria e Rrethit Tiranë

65.  Shpëtim Garunja, Prokuroria e Rrethit Tiranë

66.  Elfrida Bregova, Prokuroria e Rrethit Tiranë

67.  Arian Përmeti, Prokuroria e Rrethit Tiranë

68.  Mariola Mërtiri, Prokuroria e Rrethit Tiranë

69.  Eriselda Bala, Prokuroria e Rrethit Tiranë

70.  Dashamir Alsula, Nd.ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme

71.  Sofia Zhilla, Inspektore Ish-KLD

72.  Aida Mërtiri, Këshilltare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

73.  Ermal Tauzi, Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.

74.  Kaliona Nushi, Këshilltare në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.

75.  Zhaneta Pira, Inspektor Ish-KLD

76.  Gent Pejo, Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

77.  Donika Pahumi, Nd.ligjor në Prokurorinë Tiranë.

78.  Alma Tafani, Nd.ligjor në Prokurorinë Tiranë.

79.  Arjana Gaçi, Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

80.  Jonida Kondili, Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.

81.  Jurgen Selimi, Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

82.  Spartak Mitrushi, Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

83.  Jorida Liko Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

84.  Persand Tefa, Nd.ligjor në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

85.  Eugen Papandile, Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.

86.  Anida Bica, Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

87.  Aulona Bodo, Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

88.  Flamur Kolleshi, Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

89.  Ornela Xhembulla, Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

90.  Besmir Rrapaj, Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

91.  Nertila Ndregjoni, Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

92.  Gerti Shani, Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

93.  Alma Troshani, Nd.ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

94.  Laureta Ahmeti, Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

95.  Majlinda Tosku, Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

96.  Enida Lamçe, Nd.ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.

97.  Monika Çuhadari, Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

98.  Selami Zalli, Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

99.  Laureta Nezaj, Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.

100. Saimir Nafizi, Nd.ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here