Lulzim Bashës i ndodh e PAPRITURA në Kurbin, ndërhyn menjëherë policia (VIDEO)
Kreu i PD Lulzim Basha ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne në Kurbin, ku po zhvillon një takim me demokratët atje, në kuadër të turit të takimeve që ai po bën në bazë. Teksa ai hynte në sallën ku po mbahet takimi, ka ndodhur një incident.
Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë brohoritur dhe kanë lëshuar thirrje kundër Bashës.
Kaq ka mjaftuar që një pjesë e mbështetësve që shoqëronin Lulzim Bashën të shkëputeshin nga turma dhe kanë nisur të konfliktohen me mbështetësit e kryedemokratit. Kaq është dashur që aty të plase grushti dhe të kërkohej ndërhyrja e Policisë.









































