Google search engine
Home Politike Erion Veliaj tregon se si do të përzgjidhen kandidatët për zgjedhjet e...

Erion Veliaj tregon se si do të përzgjidhen kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale: Unë këtë punë nuk e lë për asgjë në botë

0
201

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në ‘Real Story foli për zgjedhjet lokale të pjesshme që do të zhvillohen në 6 mars.

“Në Rrogozhinë patëm një fatkeqësi, Haxhi Memolla ndërroi jetë kjo ishte një fatkeqësi për familjen dhe për komunitetin. Vora është një kërthizë e Shqipërisë, një konglomerat, një miniShqipëri dhe është një zonë industrial, krahasuar me popullsinë, ekonomia që prodhohet është shumë e madhe. Është aksi ideal që për aeroportin dhe portin ke aksesin për sipërmarrjet më kyç dhe një vend tipikisht i djathtë. Vorën e kam studiuar shumë mirë. Ne kemi fituar mbi 66 % në Vorë, dhe tani luajmë në mbrojtje. Zgjedhjet janë lokale, unë i kam marrë seriozisht dhe angazhimi im është edhe pas orarit të punës dhe kësaj fushate do t’ia dedikoj 6 fundjava. Zgjidhet mes një beteje të fortë politike, dhe pas dy vitesh ikën’, kryebashkiakja e Durrësit jep dorëheqje në kulmin e situatës së vështirë të tërmetit. Unë këtë punë nuk e lë për asgjë në botë. Dionisi është djalë i shkëlqyer. Nuk dua të bëj avokatin e kolegëve, por dua të them se është një punë me presion. Disa njerëz nuk e mbajnë presionin, dhe nuk duhet të paragjykohet dikush. Është mëse e kuptueshme ku disa njerëz thonë, zbulova se nuk jam për këtë punë. Edhe Valbona edhe Dionisi kishin arsyet e tyre. Serioziteti filloi sot, na është lënë afat deri javën tjetër për të sjellë një listë, do të ketë një lloj minivetingu, për të parë historikun e tyre. Ne mund të kishim bërë një punë më të mirë për disa kandidatë, por di të them se oferta do të jetë shumë e mirë. Synimi është të fitojmë gjashtë me zero. Në të gjashta bashkitë do të përgatitemi për kandidatët më të mirë. E kemi marrë seriozisht, kryeministri e tha se nuk janë beteja për jetë a vdekje, kështu që do të kërkojmë të ecet shumë shpejt, dhe nuk do të trajtohen si beteja kombëtare”, tha Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here