Google search engine
Home Politike Cilat janë mundësitë që Berisha të regjistrohet në zgjedhje? Kristaq Kume jep...

Cilat janë mundësitë që Berisha të regjistrohet në zgjedhje? Kristaq Kume jep informacionin e rëndësishëm

0
208

Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor duhet t’i paraqesësh Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një sërë dokumentesh.

Ish-kreu i KQZ-së tha se fillimisht duhet vërtetim nga Gjykata e Tiranës që subjekti është regjistruar si parti politike.

Ky dokument përmban:

Kush është kryetari i partisë?
Kush është njeriu që firmos për kandidatët që do çojë partia?
Kush është vula e partisë?
Kush është sigla e partisë?
Kreu i KQZ-së regjistron subjektin politik që sjell të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Sipas kësaj, Kume sqaroi se nëse zgjedhjet mbahen nesër Berisha nuk mund të marrë pjesë sepse në regjistrin e Gjykatës së Tiranës rezulton Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën.

Por cilat janë mundësitë që Berisha të regjistrohet në zgjedhje?

Kristaq Kume tha se mundet që të regjistrohet kandidati në KQZ si i pavarur dhe më pas fushata të bëhet nën siglën e PD-së. Sipas ish-kreut të KQZ-së, një veprim i tillë nuk përbën problem ligjor.

Ndërkohë mundësia tjetër është koalicioni.

Sipas Kumes, problem nuk është regjistrimi, por ngarkesa e madhe politike që do e shoqërojë gjithë procesin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here