Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka depozituar në gjykatën franceze një padi kundër deklaratave të sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku deputeti demokrat dhe familja e tij u shpallën non-grata.
Berisha ftoi sekretarin Blinken që të bëjë publike nëse ka prova ndaj tij.
Por sipas ambasadores së SHBA një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur kurrë.
Sipas saj nuk ka asnjë provë që mund të bëhet publike në asnjë proces gjyqësor.
“Në asnjë rast nuk paraqesim një dosje provash. Nuk është ky procesi,” – tha Kim e cila insistoi disa herë se pavarësisht se Berisha ka hapur një proces gjyqësor në Paris për këtë çështje, atje nuk do të ketë asnjë deklarim nga SHBA.
Sipas saj të gjitha ato janë fantazi nga Sali Berisha.










































