Google search engine
Home Politike Reforma në Drejtësi, Yuri Kim kërkon goditje në nivele të larta: S’duan...

Reforma në Drejtësi, Yuri Kim kërkon goditje në nivele të larta: S’duan që SPAK të funksionojë…

0
189

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim gjatë një inrterviste për Euro News Albania ka folur edhe për rezultatet e arritura nga SPAK.

Sipas diplomates amerikane, vitet e para ishin të vështira por tani ka rezultate.

“Nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur. Mendoj se janë dhimbjet e rritjes. Vitet e para ishin të vështira. Për 3 vjet Kushtetuesja nuk funksiononte dot. Tani funksionon. Këtë vit do të shohim më shumë gjykatës të emëruar që të kemi trupën e plotë. Ajo që kam vërejtur për reformën në Drejtësi është që shumë nuk duan të funksionojë. E këta nuk janë shumica e qytetarëve. Ata duan ta shohin të zbatuar. Psh kur panë zyrtarë të lartë që arrestoheshin nga SPAK menduan se më në fund reforma po funksionon. Kanë të drejtë që të vazhdojnë trysninë tek të gjithë institucionet e drejtësisë, e të vazhdojnë trysninë edhe tek politikanët”, tha Yuri Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here