Google search engine
Home Politike Mbështetësit e Berishës protestë kundër ardhjes së Bashës në Fier, Kapllanaj: Ata...

Mbështetësit e Berishës protestë kundër ardhjes së Bashës në Fier, Kapllanaj: Ata 20 veta janë detyruar nga ish-kryeministri

0
271

Takimi i kreut demokrat Lulzim Basha në qytetin e Fierit është shoqëruar me momente tensioni. Një grup prej mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha ishin mbledhur në protestë kundër ardhjes së Bashës në Fier, pasi sipas tyre e kishin shpallur “non grata”. Momente të vogla tensioni pati herë pas here, por Policia ishte aty për të ruajtur qetësinë. Mbështetësit e Berishës u shprehën të zhgënjyer nga kreu demokrat dhe ai i ka prerë në besë. Sipas tyre, PD duhet të ishte e bashkuar për të mundur kryeministrin Edi Rama teksa i kanë kërkuar Bashës të largohej nga Fieri. “Të bashkohen për të mirën e demokratëve, përndryshe nuk e mundin dot Edi Ramën. Atë që na ka bërë Lulzim Basha s’na e ka bërë as Rama. Kam menduar që ishte një parti e ndershme, të bashkohet PD. Na kanë zhgënjyer. Sa të jetë Basha nuk ka më votë. Basha largohu nga Fieri. Na ka prerë në besë”, tha njeri prej tyre. Po ashtu edhe dega e PD, Lushnjë u shpreh se e dënon dhunën e Bashës ndaj demokratëve. Sipas nënkryetarit të PD-së në Lushnjë, Basha po punon në shërbim të kryeministrit dhe kundër demokratëve. “Ne të gjithë këtu njëzëri dënuam ashpërsisht dhunën e pashembullt dhe pa dëgjuar ndonjëherë nga Lulzim Basha, pengu i Edi Ramës ndaj demokratëve paqësorë që po shkonin me vullnetin e tyre në shtëpitë e tyre. Është e kuptueshme që ajo sjellje i denoncoi ata në shërbim të Ramës dhe klanit të tyre”, u shpreh nënkryetari i degës Lushnjë. Ndërkohë nga ana tjetër kryetari i degës së PD, Fier dhe anëtari i kryesisë, Agron Kapllanaj gjatë takimit tregoi se protesta e demokratëve në Fier ishte e detyruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij Berisha ka marrë në telefon ish-kreun e PD të Fierit dhe ka urdhëruar për të nxjerrë jashtë Bashën nga takimi. “Berisha e ka marrë ish-kryetarin e PD në Fier dhe i ka thënë do i nxjerrësh se s’bën. Ata që janë atje jashtë, ata 20 veta ishin të turpëruar sepse nuk duan të jenë aty, por janë të detyruar. Por për mua, Berisha i përket të shkuarës dhe ne nuk duhet të flasim më për të. Unë kam vendosur të shoh para që PD të vijë në pushtet ndaj të vetmit armik të këtij vendi që është Edi Rama”, tha Kapllanaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here