Google search engine
Home Lifestyle “Lajmi i bukur mbuloi dhenë, e gjithë bota sot po zien”/ Grupi...

“Lajmi i bukur mbuloi dhenë, e gjithë bota sot po zien”/ Grupi polifonik i thur vargje presidentit turk: Erdogani tha me gojë se Shqipërinë do ta ndihmojë

0
373

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit ku është nisur për në Tiranë dhe pritet të mbajë takimet e planifikuara në axhendë.

Një grup polifonik Gjergj Arjaniti-Mallakastër i kanë dedikuar një këngë Erdogan. Ata ndodhen në Laç ku do të mbahet dhe ceremonia e dorëzimit 520 apartamenteve që janë ndërtuar me financim të qeverisë turke.

“Lajmi i bukur mbuloi dhenë,
E gjithë bota sot po zien,
Erdogani thonë me gojë,
Shqipërinë do ta vizitojë.

Lajmi i bukur mbuloi dhenë,
e gjithë bota sot po zien,
Erdogani tha me gojë
Shqipërinë do ta ndihmojë.
Shteti turk e Ankaraja, tregoi dashurinë e saj,
Shqipërisë ju gjend pranë porsi nëna për evlanë.”

Grupi polifonik gjendet në Laç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here