Google search engine
Home Politike “Kritikët më thonë se ngjaj me të në një pikë”, kryeministri Rama...

“Kritikët më thonë se ngjaj me të në një pikë”, kryeministri Rama zbulon arsyen përse e ka mik presidentin Erdogan: Çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb edhe mua!

0
142

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit me presidentin Erdogan, e falenderoi publikisht presidentin turk për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonw.

Po ashtu ai tregoi edhe rëndësinë e miqësisë së tij me Erdogan, duke u shprehur se është nga ata liderë të cilët e mbajnë fjalën e dhënë.

‘Është e vërtetë që shpeshherë janë kurioz për miqësinë e ngushtë me presidentin turk dhe priren ta shikojnë si një çështje konspiracioni. Jo xhamitë, jo aspiratat e presidentit…Përgjigja ime është e thjeshtë, se presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë thotë. Nuk është e lehtë në diplomacinë e sotme që të gjesh njerëz që po-në e kanë po dhe jo-në e kanë jo. Kjo është edhe arsyeja përse unë këto episode i solla sepse ja ku jemi sot, këtu është materializimi i të gjitha fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë nga presidenti Erdogan kur shprehet se ‘Çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb dhe mua. Këtë frymë Erdogan e rrënjosur thellë në shpirtin e Turqisë dhe mënyrë se si e shikon botën dhe miqtë e saj. Kuptimi që ai i jep me vepra fjalës vëllazëri është mishërimi i asaj që thotë profeti Muhamed paqja qoftë me të se: Asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vet të njëjtën gjë për veten e vet’ Premtova që do të flas shkurt, por në këtë pikë siç thonë kritikët e mi, i ngjaj atij’, tha më tej Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here