“Sali Berisha kërkon gjak”, kryetari i PD-së së Fierit zbardh reagimin tronditës të gazetarit: Nesër Lulzim Bashën e godisni me karrige kokës dhe me shkopa bejsbolli kurrizit! Mos e lini të futet në…

0
232

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili shpesh është akuzuar për një shkëputje nga baza e partisë, ka vendosur të dalë në takime me demokratët në terren.

I pari që do ta presë është kreu i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00.

Por gazetari Bledina Koka, ka bërë thirrje për dhunë. Ai bën thirrje për demokratët që të mos e lënë Lulzim Bashën të futet në Pallatin e Kulturës.

“Thirrje per demokratet

Mos publikoni kot sms-te e Lulit per takimin e neserm ne Fier. Nese keni pak vetedije mos e lini te futet ne pallatin e kultures. Priteni me gaz lotjsjelles, me fikse zjarri, me karrige kokes dhe me shkopa bejsbolli kurrizit…

p.s…sy per sy!”, shkruan gazetari.

Pas kësaj thirrje ka reaguar kryetari i PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj, i cili thotë se Berisha kërkon gjak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here