Është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza debati mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Imer Mushkolaj, gjatë një emisioni televiziv në Kosovë.
Gazetari akuzoi Berishën për një seri ngjarjesh në Shqipëri duke e konsideruar ish-kryeministrin si vrasës dhe antiamerikanin e fundit në Shqipëri.
Berisha iu kundërpërgjigj duke e quajtur skllav, dhe një njeri që leh sipas programit të Novi Sadit.
Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro. Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!
Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.
Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës. Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.
Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.
Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.
Berisha: Vuçiç ka luftë kundër meje dhe do që Ramën ta mbajë në pushtet. Por nisma jnë e re nuk do ta lejojë këtë.
Mushkolaj: Vuçiç është nxënës i Milosheviçit dhe ju e keni furnizuar Milosheviçin me naftë në vitin ’90. Nuk keni kredo për të folur për këtë.
Berisha: Ti je një mjeran që në një fjali ke 3 gënjeshtra.
Mushkolaj: Ashtu sikur ju mjeran i politikës shqiptare, ashtu jam edhe unë.
Berisha: Je i programuar në Novi Sad.
Mushkolaj: Ju keni haluçinacione.










































