Google search engine
Home Sport Pas një super spektakli, Real Madrid mposht Barcelonën dhe siguron finalen e...

Pas një super spektakli, Real Madrid mposht Barcelonën dhe siguron finalen e Superkupës

0
157

Një superduel që dukej se nuk mbaronte asnjëherë. Pas 120 minutash lojë, Real Madrid arrin të sigurojë finalen e Superkupës së Spanjës që po luhet në Arabinë Saudite në formatin “Final Four”.

Përballë Barcelonës, “los blancos” u treguan më konkretë dhe më të forte se rivalët e përjetshëm duke fituar 3-2 në një ndeshje plot me emocione.

Pjesa e parë nisi me dominimin e Real Madrid që tregoi më shumë dëshirë për të shënuar dhe ja arrin me Vinicius në 25 me një aksion shumë të bukur. Janë minuta të mira për skuadrën e Ancelottit që rrezikon të shënojë disa herë të tjera por në fakt është Barcelona që në fund të pjesës së pare me De Jong arrin të vendosë barazpeshën.

Edhe pjesa e dytë është shumë e bukur dhe e luftuar, të dyja ekipet bëjnë të pamundurën për të shënuar por Reali është më konkret dhe në një aksion nga e majta, fillimisht Benzema me një supergjuajtje nuk shënon por me aksionin që vijon francezi gjen sërish rrjetën.

2-1 për Real Madrid në 72’ dhe për katalanasit bëhet më e vështirë por në fakt nuk dorëzohen sepse në 82’ një shtatshkurtër si Ansu Fati arrin të vendosë barazpeshën me një gol me kokë.

90 minutat e rregullta mbyllen në barazim dhe ekipet luajnë 30 minuta shtesë ku në 98’ Reali shfrytëzoi një kundërsulm perfekt për të shënuar me Valverde golin e avantazhit dhe të fitores finale 3-2.

Në finale e Superkupës, Real Madrid do të presë fituesin e çiftit Bilbao-Atl. Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here