Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Artan Lulaj. Trupa që hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Alma Faskaj, ka vlerësuar se Lulaj nuk arriti të kundërshtonte barrën e provës në dy kritere.
Lulajt i ishin kërkuar shpjegime për pasurinë dhe po ashtu edhe në lidhje me hetimet e kryera prej tij për vrasjen e Marvin Mihalit.
Gjatë seancës dëgjimore nga KPK u vu në dukje se kishte vlerësuar paraprakisht se Lulaj nuk kishte qenë bashkëpunues, ndërsa nuk kishte kthyer disa përgjigje.
Artan Lulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, përpara se të transferohej në Prokurorinë e Rrethit Tiranë në vitin 2015.









































