Ka përfunduar deklaratën e tij në prokurori deputeti demokrat Flamur Noka, i cili tha se ajo ishte protesta më paqësore dhe më legjitime e zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Sipas Nokës ai është thirrur në prokurori me urdhër të pengmarrësit, duke ju referuar Ramës. Noka tha se i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë dhunën e ushtruar barbare nga policia, të hetojë Spartak Brahon për përhapje paniku se do të ketë vrasje deputetësh si dhe drejtorin e drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhga.
“Pengmarrësin dhe pengun si dy persona minues të pluralizmit dhe demokracisë, data 8 janara e dëshmoi të qartësisht. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët panë që bunkeri i krijuar në selinë e Partisë Demokratike ishte i ideuar nga pengmarrësit. Arsyeja e vetme ishte pengmarrja e opozitës. Ne sot me urdhër të pengmarrësit isha i thirrur në prokurori për një protestë demokratike, legjitime dhe më paqësore e zhvilluar ndonjëherë. Për cilësinë duhet të pyesni urdhëruesit. Prokuroria të hetojë për një mashtrim publik që pengu u ka bërë shqiptarëve më 18 dhjetor, duke gënjyer e mashtruar shqiptarët. I bëra thirrje prokurorisë të hetojë dhe dhunën e ushtruar barbare të ushtruar nga policia në shtëpinë e tyre, si dhe të hetojë një zjarrvënës si Spartak Braho duke shpikur lajme të rreme dhe duke krijuar panik. Si dhe i bërë thirrje të hetoj Sokol Bizhgën”, tha Noka.