Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale se poas Frrok Çupit do të ngrejë një padi edhe për gazetarin Adriatik Riza Dostin.
“Emri i Adriatik Riza Dostit, do t’i shtohet padisë që kam ngritur ndaj jashtëqitjes së shoqërisë Shqiptare ku futen dhe Ilir Demaliaj, Frok Cupi, Kolec Traboini & Dritan Demiraj.
Sa për informacion: Petrit Kokalari ka qënë një anti-komunist deri në vdekje, dhe themelet e konservatorizmit, unë i kam ngritur pikërisht mbi bazat dhe ndjenjat anti-komuniste që më ka ushqyer ai.”, shkruan Kokalari.
Kujjtojmë që disa ditë më parë Dosti, përmendi martesën me shtetasin grek të znj.Kokalari, gjë kjo që shkaktoi mjaft përplasje mes tyre.












































