Reagon ashpër Gazment Bardhi: Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia dhe mashtrimi i tij! SHBA i ka vendosur Berishës…

0
211

Gazment Bardhi ka reaguar sot lidhur me një projekt të dyshimtë të publikuara sot nga mediat, sipas të cilit në truallin ku ndodhet selia e PD do të ndërtohen kulla.

Por Bardhi shprehet se këto janë sajesa që synojnë të mbulojnë dhunën në 8 janar.

Asnjë mashtrim i Berishës për selinë e PD nuk mbulon dot dhunën në 8 janar dhe kryqin e madh të zi nga SHBA.

REAGIMI I BARDHIT

Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njëriu që ka humbur arsyen.

Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.

Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here