Pas dononcimit të deputetit socialist, Petro Koçi, për Kadastrën e Fierit, se ky institucion është i korruptuar dhe nuk iu shërben qytetarëve, ka reaguar menjëherë Drejtori i Kadastrës në Fier Bledar Karaj.
Karaj ka thënë jashtë kamerave se nuk ka koment për denoncimin e Koçit, dhe ai vazhdon që të bëjë punën e tij në shërbim të qytetarëve.
“Nuk kam asnjë reagim, as zyrtar, as për mediat, unë vazhdoj punën normalisht me çdo qytetar që vjen”, është shprehur Karaj.
Koçi ka denoncuar Kadastrën që sipas tij po kthehet një një muze të korrupsionit dhe pisllëkut.
Petro Koçi:
Kadastra e Fierit po kthehet nga muze i korrupsionit dhe pisllekut edhe ne nje atraksion per shushunja gjakthithese te reja e te vjetra.
Nje koniukture ndervepruese, armike me moralin e qeverisjes se PS dhe te fitores se 25 Prillit.
Jazek!
Denoncime të ngjashme Koçi kishte bërë dhe në verën që lamë pas, ku sipas tij në Fier, disa tendera publikë ishin fituar nga persona me rekorde kriminale.













































