Avokat Spartak Ngjela i ftuar në ABC, ka komentuar deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar që dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Por intervista nuk shkoi deri në fund ashtu sikur nisi dhe gazetarja Juli Xhokaxhi e ndërpreu duke i mbyllur fjalën në mes të bisedës avokat Ngjelës, që njihet si personazh kontrovers. “Nuk qenke në damar sonte. Natën e mirë avokat” ishte përgjigja e drejtueses së “Radarit Informativ”, pasi Ngjela e kaloi “cakun”.