Kryedemokrati Lulzim Basha duket se nuk jep shanse të dyta për ata që i kanë dalë kundër më 8 janar. Në një intervistë për “ABC”, Basha u shpreh se edhe të pezulluarit nga Kryesia e PD-së do të përjashtohen, pasi deri më tani asnjë nuk është distancuar nga përplasja në oborrin e selisë blu, thuajse një javë më parë.
PJESË NGA INTERVISTA:
Basha: Në këtë botë na sjell Zoti, na rrit familja jonë. Sali Berisha është përjashtuar me unanimitet, pasi vendosi të sillej si kreu i një organizate kriminale.
Pyetje: Pse një pjesë e Komisionit të Rithemelit janë parë me sy të mirë, ndërkohë që 9 të tjerë janë përjashtuar?
Basha: Të gjithë janë të përjashtuar. Të pezulluarit kanë mundësi për t’u distancuar. Mosdistancimi flet qartë për të ardhmen e tyre.









































