Me anë të një postimi në rrjetin social, deputeti socialist i ka bërë thirrje urgjente qeverisë që tu sigurojë bujqëve naftën në këtë sezon tejet të rëndësishëm.
Braçe në shkrim vlerëson dhënien shumës prej 5.2 milionë euro si subvencione për turizmin rural e agroturizmin, por kërkon që qeveria, ministria e Bujqësisë të parashikojnë subvencionimin me naftë për bujqit.
“Nafta është themelore tani! Çmimi ka kërcyer lart e po rri atje, 183 lekë për litër! Toka nis përgatitjet për mbjellje, serat po mbillen tani! Ndaj, nëse kemi caktuar para në buxhet për BUJQIT, ato duhet të ndjekin Nevojën e Bujkut për punë, asfare prioritet në kalendarin e buxhetit! I PARI BUJKU, ÇDO GJË TJETËR PRET!”, shkruan Braçe.
PARATË TEK BUJKU NË KOHË; JEPINI NAFTËN TANI!
NDIQNI PUNËN E BUJKUT, NEVOJËN E TIJ!
5.2 milion euro për TURIZMIN RURAL, AGROTURIZMIN, shumë mirë; Por arrijnë tek disa qindra!
Nevoja e madhe është për bujqësinë masive dhe tani, në sezon, në kohë për punët e bujkut!
Nafta është themelore tani! Çmimi ka kërcyer lart e po rri atje, 183 lekë për litër! Toka nis përgatitjet për mbjellje, serat po mbillen tani!
Ndaj, nëse kemi caktuar para në buxhet për BUJQIT, ato duhet të ndjekin Nevojën e Bujkut për punë, asfare prioritet në kalendarin e buxhetit!
I PARI BUJKU, ÇDO GJË TJETËR PRET!













































