Doli në krahë të Berishës, por nuk u “dënua” nga Basha, Luçiano Boçi zbulon arsyen

0
212

Ndonëse ka marrë pjesë në takimet dhe në protestën e organizuar nga Sali Berisha, deputeti Luçiano Boçi është “falur” nga kreu i PD Lulzim Basha i cili pas 8 janarit përjashtoi nga partia ish-kryeministrin dhe 8 emra të tjerë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Boçi nuk bënte pjesë as te emrat e të përjashtuarve dhe as te 19 të pezulluarit nga anëtarësia si dhe nga funksionet e tjera në parti. I ftuar në “Radarin Informativ” në ABC Boçi e argumentoi vendimin e Bashës për të mos e ndëshkuar me faktin se nuk është anëtar i Komisionit të Rithemelimit.

Pjesë nga biseda:

“Unë dhe deputetët e tjerë që nuk janë përjashtuar s’jemi anëtarë të komisionit të rithemelimit”, tha Boçi.

Basha bëri një paralajmërim të fundit për përkrahësit e Berishës që janë pezulluar duke thënë se nëse

nuk distancohen nga dhuna e 8 janarit do të kenë të njëjtin fat si ish-kryeministri. Këto vendime Boçi i ka cilësuar si të trishta.

“Është në vazhdën e arbitratitetit të vendimeve që Basha ka marrë me grupin e tij. Është e trishtë të dëgjosh Bashën që merr vendime të tilla. Vendimet e tij tejkalojnë çdolloj normaliteti politik”, tha Boçi.

I pyetur nëse dhe ai pret ndëshkim nga Basha, me përgjigjen e tij deputeti la të kuptohet që jo.

“Se ju thoni ndaj Bashës, dua të bëj një saktësim, qëndrimi im nuk është ndaj emrave të caktuar por karshi anëtarësisë së PD. PD ka çeduar në mënyrën si është drejtuar…. Janë disa motive të qëndrimeve të mia. Thirrja në grupin parlamentar ka munguar prej kohësh në telefonin tim. Unë isha në protestën e 8 janarit në pikën qendrore të parkimit të makinave të  PD”, tha Boçi duke u dhënë një përgjigje të gjithë atyre që nuk e kanë parë në protestën e zhvilluar në PD.

Ai tha se nuk do të ketë grup të ri parlamentar nga Berisha.

“Deklarimi në parlament të hënën hile e Ballës. Nuk duhet të bëhet deklarimi i deputetëve në fillim të sesionit parlamentar, s’ka rregull të tillë. Nuk është se është menduar diçka e madhe, unë vij këtu si Luçiano dhe jap mendimin tim. Ne do jemi pjesë e parlamentit, jemi pjesë e grupit parlamentar të PD. Qëndrimet brenda grupit të PD zgjidhen brenda PD, s’mund të hyjë Taulant Balla, këto janë hile, kjo është poshtërsi  e vogël.

Nuk do ketë grup më vete të Berishës. Do jemi pjesë e këtij grupi, Rushaj  është kryetar grupi, nuk shoh gjë të keqe. Në qëndrimet e tij  është në atë pjesën e funksionit parlamentar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here