“Do të ndërtohet një kullë në selinë e PD”, PD reagon pas lajmit që po qarkullon në media

0
177

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve të shpërndara në media në lidhje me ndërtimin e kullave në vendin ku ndodhet sot selia e PD. Ajo thekson se kjo është një gënjeshtër e radhës e Sali Berishës për të shmangur vëmendjen nga dhuna e protestës së ushtruar më 8 Janar.

“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i radhës i Sali Berishës.

Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapësira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, shkruan PD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here