Google search engine
Home Sport Vlerësime të larta për kuqezinjtë, Broja sërish titullar tek Sauthemptoni

Vlerësime të larta për kuqezinjtë, Broja sërish titullar tek Sauthemptoni

0
292

Lojtarët e përfaqësueses mbyllën një fundjavë të mirë me skuadrat e tyre në Europë, duke qenë në mjaft raste protagonistë dhe lojtarë lider në grupet respektive. Natyrisht, vëmendjen kryesore në fundjavën që lamë pas e mori mbrojtësi i Rajo Valekanos, Ivan Balliu, në kampionatin spanjoll, pasi me golin e shënuar prej tij i dha një pikë skuadrës në duelin me Real Betisin. Por paraqitje të mirë bëri edhe Rei Manaj, apo dhe dejve Bregu në kampionatin turk. Madje, duhet thënë, se në kampionatin turk disa lojtarë shqiptarë u vlerësuan me notë të lartë, përfshi jo vetëm Bregun, por edhe Roshin e Selmanin. Në tërësi ishte një javë e mirë për lojtarët e Kombëtares tonë.

Vlerësimet

Vlerësimet në media për lojtarë të veçantë janë dhënë nga media të specializuara në këtë drejtim. Kështu, faqja e njohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet e legjionarëve në këtë fundjavë që sapo lamë pas. I pari në këtë klasifikim është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili është vlerësuar me notën 8,1. Balliu me Vajekanon e tij ka realizuar gol duke i dhuruar barazimin 1-1. I dyti në këtë renditje është Dejvi Bregu, i cili vlerësohet me notën 7,8, ku ka dhuruar asistin e golit të fitores së Bolusporit ndaj Balikesirsporit. I treti është lojtari i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, i cili është vlerësuar me notën 7,8 ku ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin e tij Boluspor. I katërti renditet sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, i cili është vlerësuar me notën 7,3 dhe ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin e Specias. I pesti në këtë renditje është portieri Gentian Selmani, i cili është vlerësuar me notën 7,1 teksa ka ruajtur portën e paprekur me Bolusporin e tij në ndeshjen ndaj Balikesirspor.

Broja projektohet titullar i Sauthemptonit për ndeshjen ndaj Brendfordit

Sulmuesi Armando Broja është projektuar titullar për ndeshjen e sotme kundër Brendfordit dhe këtë lajm e konfirmojnë vetë mediat britanike, që i referohen zhvillimeve tek klubi i Sauthemptonit në Premier League angleze. Skuadra ia doli që të kualifikohet më tej në kupë, duke eliminuar pas 120 minutash lojë Svansi, ndërkohë që brenda dy ditësh kthehet sërish në fushë, këtë herë për një ndeshje të prapambetur të kampionatit anglez me Brendfordin. Referuar deklaratave të trajnerit Hasenhutl, kemi të bëjmë me një kthim të sulmuesit Çe Adams, i cili vinte nga dëmtimi, por sipas analizës që kanë bërë mediat, referuar gjithnjë deklaratave të trajnerit, sulmuesi shqiptar Armand Broja mund ta nisë titullar për dy arsye. Së pari gëzon formë fizike shumë të mirë dhe së dyti është golashënuesi më i spikatur i skuadrës e për pasojë ka shanse të mëdha ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Kujtojmë që Broja këtë sezon ka bërë një paraqitje vërtet të mirë me Sauthemptonin dhe ai po nxiton të përmirësojë edhe më tej statistikat individuale, pasi qëllimi është të kthehet në formacionin e Çelsit sezonin e ardhshëm. Edhe në Kombëtare ecuria e tij ka qenë e mirë, pasi në vetëm pak minuta të luajtura gjithsej në copëza ndeshjesh, ai mundi të shënojë tre gola me fanellën kuqezi brenda një edicioni, ku vendimtarë ishin golat në dy takimet ndaj Hungarisë, që i siguruan përfaqësueses tonë 6 pikë dhe falë tyre zuri vendin e tretë në grupin I eliminator të Botërorit “Katar-2022”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here