Po ‘braktis’ Sali Berishën? Evi Kokalari merr vendimin e PAPRITUR

0
267

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila u rreshtua në krah të ish-Kryeministrit Sali Berisha gjatë turit të takimeve në kuadrin e “Foltores” ka njoftuar distancimin për disa kohë nga politika shqiptare.

Kokalari përmes një letre të hapur, shprehet se do të mbetet në kontakt me Komisionin e Rithemelimit, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve, por edhe diasporës, të mbështesin ata që luftojnë përditë për pluralizmin.

Postimi i Kokalarit

Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri.
Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.
Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.
Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.
Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.
Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj,
Përzemërsisht,
Evi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here