Nga pagat e larta dhe mbrojtja e veçantë, te strehimi e kreditë e buta, ja benefitet që do të përfitojnë hetuesit e BKH, zhbllokohet ngërçi

0
516

Qeveria ka vendosur t’i japë fund ngërçit me trajtimin financiar të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Që në verë hetuesit e rinj kanë nisur punën, por ka pasur një ngërç sa i takon benefiteve financiare të tyre, pasi qeveria nuk ka nxjerrë ende aktet nënligjore sipas përcaktimeve të ligjit. Vetë SPAK ka bërë disa kërkesa lidhur me këtë situatë, pasi ka një paqartësi mbi pagat e hetuesve dhe benefitet e tjera financiare. Por gazeta ka mësuar se shumë shpejt qeveria do të miratojë vendimin “Për përcaktimin e rregullave, procedurave dhe kriteret për trajtimin e punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit”. Ky vendim vjen në kuadër të ndryshimeve të bëra në vitin 2021 në ligjin nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Sipas argumenteve të dhëna nga qeveria në planin e ligjeve dhe akteve që do të miratohen këtë vit, projektvendimi për BKH do sjellë shumë benefite për hetuesit. Vendimi përcakton: Rregullat mbi trajtimin e punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit lidhur me të drejtën e pushimit vjetor dhe pushimeve të tjera të pagueshme, lejen pa të drejtë page, trajtimin financiar gjatë qëndrimit në punë, të drejtën për sigurim shëndetësor të veçantë, të drejtën për përfitim të kredisë me interesa të buta, kompensimin për strehim, sigurimin e jetës, mbrojtjen e veçantë, si dhe trajtimin e familjarëve të punonjësve që humbasin jetën për shkak të detyrës. Ligji në fjalë i përcakton këto benefite, por tashmë qeveria përmes vendimit do aprovojë përfitimin e tyre.

Parashikimet ligjore

Në ligj janë përcaktuar dhe pagat për hetuesit e BKH. Sipas tij, paga e hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit përbëhet nga paga bazë, shtesa për vjetërsi dhe shtesa për vështirësi pune.

Paga bazë është e barabartë me 60 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit pranë

Prokurorisë së Posaçme, sipas legjislacionit në fuqi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

në Republikën e Shqipërisë. Shtesa për vjetërsi llogaritet në masën 2 për qind të pagës referuese bazë, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për çdo vit shërbimi në funksion, por jo më shumë se 25 vjet shërbim. Shtesa për vështirësi pune llogaritet në masën 70 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit pranë Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa paga e oficerit nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit përbëhet nga paga bazë, shtesa për vjetërsi dhe shtesa për vështirësi pune. Paga bazë është e barabartë me 60 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit pranë Prokurorisë së Posaçme, sipas legjislacionit në fuqi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

në Republikën e Shqipërisë. Shtesa për vjetërsi llogaritet në masën 2 për qind të pagës referuese bazë, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për çdo vit shërbimi në funksion, por jo më shumë se 25 vjet shërbim. Shtesa për vështirësi pune llogaritet në masën 50 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit pranë Prokurorisë së Posaçme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here