Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha ka sqaruar se pamjet e dërguara në komisariatin digjital e që kanë përfunduar në duart e prokurorëve që po hetojnë 8 janarin, janë të një viti më parë. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se e ka bërë repost një vit më vonë, gjë që siç duke ka sjellë konfuzion tek autoritetet duke menduar se bëhet fjalë për një darkë të organizuar së fundmi.
“Ky polici dixhital, qenka si qytetari dixhital i Saliut. Paska marrë videon e 1 viti më parë dhe nga oda e burrave ne shtepine time ku kam festuar e paska vendosur në PD. Ah, se desh harrova: Këtë videon me aheng e këngë e kam ripostuar për qejfin tim dhe me sa duket komisariati digjital paska dëgjuar jehonën e këngës që para një viti. Sa keq kur polici digjital bëhet po aq i mjerë sa qytetari digjital i Saliut dhe tallen dhe me prokurorinë.p.s.Keto takime te paret tane i quanin NEJE,dhe ne ne respekt te tyre i organizojme ne ruajtje te tradites por edhe per te kujtuar te renet nder shekuj per liri e flamur.sigurish i kendojme burrave ulur kembekryq ne sofer dhe me cifteli shqip,pasi “feja e shqiptarit eshte shqiptarija,”- shkruan Hoxha krah fotove të darkës.













































