Google search engine
Home Sport Kukësi infektohet masivisht me kovid, kërkohet shtyrja e ndeshjes me Dinamon

Kukësi infektohet masivisht me kovid, kërkohet shtyrja e ndeshjes me Dinamon

0
203

Infektimet me koronavirus në Kategorinë Superiore po bëhen shqetësuese dhe nëse mbahet ky ritëm me siguri që të gjitha ndeshjet e javës së 16-të do të mund të shtyhen. Shenjën e parë e dha dje Kukësi, edhe zyrtarisht, pasi 10 pjesëtarë të klubit, midis të cilëve 7 lojtarë, janë prekur nga Covid-19 dhe vetë klubi verilindor ka kërkuar që të shtyhet ndeshja e tij me Dinamon e programuar të luhet më 15 janar. Situata për momentin po mbahet nën kontroll nga klubet dhe FSHF-ja, por rastet në rritje mund të sjellin në orët në vijim një kaos të paprecedentë, aq sa të mund të bllokohet zhvillimi i ndeshjeve për disa ditë. Shenjën e parë e jep kështu Kukësi, me 7 lojtarë të infektuar, një numër i madh dhe që e pamundëson zhvillimin normal të ndeshjes për skuadrën verilindore, kur dihet ë klubet tona kanë probleme për të plotësuar organikën në këtë periudhë.

Qëndrimi zyrtar i Kukësit

“Pas kthimit të ekipit nga pushimet, ku shumë futbollistë kanë udhëtuar jashtë vendit, klubi është kujdesur që futbollistët dhe stafi teknik, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të mos rrezikojnë shëndetin e të tjerëve. Në kushte të tilla, klubi ka kryer 3 testime të Covid 19 dhe kane rezultuar të prekur 7 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit teknik. Njëkohësisht, janë edhe disa futbollistë të dyshuar duke qenë se jetojnë në një banesë me të prekurit dhe kanë kontakt të vazhdueshëm. Në kushte të tilla, të prekurit por edhe të dyshuarit, janë karantinuar në banesat e tyre duke shmangur kontaktin me pjesën tjetër të ekipit megjithatë, të tjera teste do të kryhen ditë pas dite. Sipas kalendarit, skuadra do të zhvillojë të shtunën e datës 15/01/2022 ndeshjen ndaj Dinamos, por në kushte të tilla nuk mund të flitet për një ndeshje normale futbolli. Klubi ka kërkuar në rrugë zyrtare në FSHF shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, duke qenë se organika e ekipit është e cunguar por njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës sonë por edhe ekipit kundërshtar”, shkruan klubi i Kukësit në një njoftim për mediat nga faqja e vet zyrtare në rrjetet sociale. Mbetet të shihet nëse kërkesa e klubit do të merret parasysh, por shanset janë që FSHF ta vlerësojë situatën me seriozitet, pasi 7 lojtarë të infektuar e që do të mungojnë me rregullore, i bie ta dëmtojnë krejtësisht dhe ta bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes. Gjithsesi, vendimin përfundimtar e merr FSHF si organizatore e garës.

Merkato e Kukësit, përflitet Sebastian Xhovinko

Ish-futbollisti i Juventusit dhe Kombëtares së Italisë, Sebastian Xhovinko, i cili ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij dhe luan me skuadra të dorës së dytë aktualisht, përmendet si kandidat potencial për merkaton e Kukësit dhe duket se sekserin për ardhjen e tij në Shqipëri po e bën vetë trajneri Fiego Longo, i cili ka miqësi personale me të, sepse e ka trajnuar një vit më parë kur ishin pjesë e skuadrës Al Hilal në Arabinë Saudite. Nuk dihet nëse Xhovinko do të pranojë të vijë në kampionatin shqiptar, por konfirmohet si alternativë. Nëse nuk gjen skuadër tjetër do të përfundojë tek Kukësi në Superligën e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here