Google search engine
Home Politike Arjan Curri nxjerr prapaskenat e 8 janarit: Basha po zbaton në mënyrë...

Arjan Curri nxjerr prapaskenat e 8 janarit: Basha po zbaton në mënyrë të përsosur planin amerikan

0
243

Analistin Arjan Curri ka deklaruar se ajo që ndodhi më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike ishte një skenar i parapërgatitur nga Amerika, pas të cilit Sali Berisha shkoi së bashku me mbështetësit e tij.

Curri tha se vizita e zv.ambasadorit amerikan në selinë blu pak orë para protestës ishte pjesë e skenarit, që u finalizua sot me shkarkimin e Berishës dhe njerëzve të tij më të afërt nga Partia Demokratike.   

“Kulmi i degradimit tashmë ka arritur. Nuk ka më poshtë se kaq. Mund të kishte vrasje, shyqyr që nuk ndodhi. Tani presim ringritjen. Basha po zbaton në mënyrë të përsosur planin amerikan. Çdo ambasadë ka agjenturën e saj. Ambasada Amerikane e bën hapur, njihet në të gjithë botën. Vizita e numrit dy të Ambasadës në selinë e PD ishte për të kontrolluar cilësinë e fortifikimeve dhe për t’i porositur të durojnë dhe provokojnë derisa mbështetësit e Berishës të sulmojnë. Ishte i vetmi skenar që Bashës i duhej. Berisha ra para kësaj dhe i dha mundësinë Bashës të gjente alibinë për ta përjashtuar Berishën nga partia”, tha Curri në MCN TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here