Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e forta brenda Partisë Demokratike.
Hoxha ka publikuar një mjet të improvizuar nga protesta e Berishës për të thyer dyert e blinduara të PD-së .
Postimi i Artan Hoxhës
Ky eshte nje mjet i improvizuar, i perdorur per here te pare, gjate nje proteste “paqesore” ne Shqiperi.
Saldatoret hekurpunues te Berishes, e kane ndertuar per te thyer dyert e blinduara te selise se PD-se, nga kovaçet saldatore te Bashes.
Ne lashtesi quhej “dash”, nisur nga fakti se imitonte sulmin me brire te dashit.
Ushtrite sulmuese e perdornin “dashin” per te thyer me force dyertë e perforcuara te keshtjellave…
Ne fakt vetem kjo “arme”, e mbajtur nga tete persona njeheresh, e shpartalloi rezistencen e deres se blinduar te PD-se nga krahu i xhamise.
Menjehere pas shperthimit te deres, nderhyri policia me gaz lotsjelles dhe ua hoqi fitoren nga dora, “permbaruesve” te Berishes.












































