Pamjet me dron nga protesta e zhvilluar një ditë më parë para selisë së Partisë Demokratike, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Siç shihet nga pamjet, të kapura me dron në fund të protestës, në momentin që ata largohen nga selia numri i mbështetësve të Berishës ka qenë shumë i ulët.
Bëhet fjalë për një grup militantësh, të cilët ecin në rrugën kryesore dhe shoqërojnë ish-kryeministrin për te shtëpia e tij, pas protestës së dhunshme te PD, ku shkatërruan të gjitha dyert e dritaret e selisë blu.











































