Google search engine
Home Politike Zbardhet lëvizja e Bashës para protestës së Berishës, publikohet mesazhi që u...

Zbardhet lëvizja e Bashës para protestës së Berishës, publikohet mesazhi që u ka dërguar kryetarëve të degëve

0
198

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve në orën 11:00. Kjo mbledhje do të bëhet ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë duke protestuar në ambientet e jashtme të selisë blu, protesta e cila do të nisë në orën 12:00.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i ka dërguar një mesazh të gjithë kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike. Sipas njoftimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, pritet që sot të mblidhet edhe Kryesia e Partisë. Kjo mbledhje pritet të bëhet në vijim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor, ku u miratua Programi Organizativ i PD.

MESAZHI:

“Të nderuar Kryetarë,Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë.Ju përshëndes,Sekretari i PërgjithshëmGazment Bardhi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here