Google search engine
Home Politike Zbardhen detajet e bazës së forcave speciale të SHBA, ja si do...

Zbardhen detajet e bazës së forcave speciale të SHBA, ja si do goditen e influencat e huaja dhe roli në ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri, shqetësohen rusët

0
164

Zbardhen detajet mbi rolin që pritet të ketë shtabi i forcave speciale amerikane në vendin tonë. Të enjten u njoftua se Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR) ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale. Ky lajm erdhi në një kohë kur vendi ndodhet në një situatë të ashpër politike dhe nga ana tjetër Ballkani po shihet si fuçi baruti. Gazeta ka bërë disa hulumtime mbi mënyrën se si funksionojnë bazat speciale të SHBA në shtete të tjera dhe roli që ato kanë. SOCEUR është një bazë e vendosur në Shtutgart të Gjermanisë dhe merret me planifikimin e operacioneve të ndryshme ushtarake ku ka akses Komanda Europian e Shteteve të Bashkuara, e cila në fakt ka akses në 51 shtete. SOCEUR kryen aktivitete si pjesë e përpjekjeve të SHBA për të forcuar aftësitë ushtarake dhe sigurinë e vendeve partnere. Por nëse shkojmë më tej, Forcat e Operacioneve Speciale duket se kanë një akse shumë të gjerë. Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara është komanda e unifikuar luftarake e ngarkuar me mbikëqyrjen e komandave të ndryshme të komponentëve të operacioneve speciale të Ushtrisë, Trupave Detare, Marinës dhe Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara. Ideja e një komande të unifikuar të operacioneve speciale amerikane e ka origjinën e saj në pasojat e operacionit Eagle Claë , tentativa katastrofike për shpëtimin e pengjeve në ambasadën amerikane në Iran në vitin 1980. Hetimi që pasoi, i kryesuar nga admirali James L. Holloë ay III, ish Shef i Operacioneve Detare, nënvizoi mungesën e komandës dhe kontrollit e koordinimin ndërmjet shërbimeve si faktorë të rëndësishëm që çuan në dështimin e misionit. Që nga aktivizimi i saj më 16 prill 1987, Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së ka marrë pjesë në shumë operacione, nga pushtimi i Panamasë i vitit 1989 deri te Lufta aktuale kundër Terrorit. Komanda është e përfshirë në aktivitete speciale, si veprimi i drejtpërdrejtë, zbulimi special, kundër-terrorizmi, mbrojtja e brendshme nga influenca e huaj, lufta jokonvencionale, lufta psikologjike, çështjet civile dhe operacionet kundër narkotikëve. Çdo degë ka një komandë të veçantë të operacioneve speciale që është në gjendje të drejtojë operacionet e veta.

Reagimet

Lidhur me këtë vendim të SHBA ka pasur reagime të shumta në mediat ndërkombëtare. “The Defense Post” shkruan se nuk dihet fiks roli që kjo bazë do të ketë, por bëhet me dije se Forcat Speciale janë një njësi ushtarake shumë e trajnuar që fokus ka kryesisht zbulimin dhe terrorizmi. Ata kanë pajisjet më të fundit të teknologjisë dhe armët më të përparuar dhe janë të aftë për të depërtuar shumë lehtë në linjën e armikut dhe të reagojnë përballë çdo kërcënimi. Sipas këtij portali, shtabe të ngjashme ka dhe në Estoni e Ukrainë ku trupat ndihmojnë në përsosjen e ushtrive vendase. Sipas shumë shkrimeve të tjera, duket se fokusi i SHBA do të jetë ndalimi i ndikimit rus, por dhe ndalimi i çdo skenari destabilizues në rajon. Kjo do të thotë se SHBA nuk do lejojë asnjë lloj krize e dhe konflikti politik në vend.

Jehonë dhe në mediat ruse

Lëvizja e SHBA nuk ka shpëtuar pa u pasqyruar edhe në mediat ruse. Kanë qenë të shumta ato që i bëjnë jehonë lajmit duke e bërë të qartë se SHBA po rrit ndikimin e saj në Ballkan. Duket qartë se SHBA përmes bazës së Kuçovës dhe shtabit të forcave speciale po ju dërgon një mesazh influencave të huaja se nuk do e kenë të lehtë të ndikojnë në Shqipëri e rajon, sidomos influenca ruse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here