Google search engine
Home Aktualitet TKOB: 2021 ishte viti i të rinjve, shkëlqyen te “Arrëthyesi”

TKOB: 2021 ishte viti i të rinjve, shkëlqyen te “Arrëthyesi”

0
347

Baleti “Arrëthyesi” ishte në skenë për publikun në ditët e fundit të dhjetorit që lamë pas. TKOB thotë se shfaqja e tretë e tij kulmoi me të rinjtë në skenë. “Viti 2021 nisi me të rinjtë dhe mund të themi me bindje të plotë se ishte viti i të rinjve në TKOB. Edhe shfaqja e tretë e baletit “Arrëthyesi” kulmojë nga angazhimi i solistëve të rinj të trupës së baletit. Ata jo vetëm shkëlqyen, por duartrokitjet e publikut me ovacione të forta ishin jo vetëm për performancën e tyre në nivel të lartë artistik, por edhe për ata që u angazhuan në zbulimin, trajnimin dhe angazhimin e tyre në vepra të plota baleti”, shprehet Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Shfaqja e tretë e baletit “Arrëthyesi” e Çajkovskit përmbylli kalendarin artistik shtator – dhjetor 2021. Më herët TKOB shprehej se “Arrëthyesi” është një shfaqje, që ka magjepsur breza të tërë, falë virtuozitetit dhe skenave magjike të rrethuara nga flokët e dëborës dhe lulet që kërcejnë. “Një version i freskët, i gëzueshëm dhe poetik i një baleti klasik të përjetshëm”, shkruante teatri për baletin që erdhi në skenë në datat 28, 29 dhe 30 dhjetor të vitit 2021. Një balet botëror repertori, ku dirigjente baleti në këtë shfaqje në TKOB ishte Alisa Gjoni. Në këtë shfaqje mori pjesë orkestra dhe trupa e baletit e TKOB, si dhe nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike. Shkruar nga Çajkovski, baleti me dy akte është bazuar në historinë “Arrëthyesi dhe Mbreti Miush” nga E.T.A. Hoffmann, libreti sipas Marius Petipa. Historia rrjedh nga tregimi “Arrëthyesi dhe Mbreti i minjve” i Ernst Theodor Amadeus Hoffmann. Çajkovski kompozoi muzikën e baletit mes viteve 1891 e 1892. Vënia e parë skenike që u realizua në të njëjtën kohë me operën “Iolanta”, po e kompozitorit Çajkovski, u realizua në 18 dhjetor 1892 pranë teatrit “Mariinskij” të Shën Pjetërburgut në Rusi. “Arrëthyesi” që në shumë skena është realizuar si shfaqje baleti, nuk ka munguar dhe në kinema apo teatër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here