Google search engine
Home Aktualitet Salla e koncerteve në Universitetin e Arteve, vijon puna për kthimin në...

Salla e koncerteve në Universitetin e Arteve, vijon puna për kthimin në identitet

0
282

Punimet po vazhdojnë në sallën e koncerteve në Universitetin e Arteve. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se po punohet për t’ia kthyer atë jo vetëm studentëve. “Vijon puna për kthimin në identitet të sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve, për t’ia kthyer atë studentëve dhe komunitetit artistik”, shprehet ministrja e Kulturës këto ditë janari në një status të saj. Në shkurt të vitit që lamë pas u bë me dije se salla e koncerteve në Universitetin e Arteve do ti nënshtrohej restaurimit. Projekti 3.7 milionë euro, prej të cilave TAP do të financojë 1.7 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër 2 milionë euro financohen nga qeveria shqiptare. TAP ka financuar edhe studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për rinovimin e sallës së koncerteve, me një vlerë prej 150.000 euro. Projekti bën së bashku një sërë partnerësh, si Ministrinë e Kulturës dhe TAP (Trans Adriatic Pipeline), në cilësinë bashkëfinancuesve të projektit, Agjencinë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Cooperazione Italiana), “Atelier 4” dhe Universitetin e Firences. Punimet restauruese, që janë planifikuar të zgjasin 14 muaj pritet të përfundohen brenda prillit të vitit 2022. Ministrja e Kulturës Elva Margariti në shkurt të vitit që lamë pas gjatë prezantimit të projektit të rikonstruksionit, restaurimit dhe rinovimit të sallës së Universitetit të Arteve, realizuar nga Universiteti i Firences, studioja “Atelier 4” dhe TAP, nënshkroi me këtë të fundit edhe marrëveshjen e bashkëfinancimit për zbatimin e tij. Ministrja Elva Margariti në fjalët e saj u shpreh atë kohë se restaurimi i kësaj salle dukej i largët, por sot një nga shembujt e ruajtjes së trashëgimisë. Godina e Universitetit të Arteve Tiranë gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së parë, dhe si rrjedhojë mbrohet me ligj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here