Google search engine
Home Politike Protesta e dhunshme para selisë së PD, vjen reagimi i parë nga...

Protesta e dhunshme para selisë së PD, vjen reagimi i parë nga Ministria e BrendshmeDo

0
294

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për protestën e zhvilluar sot para selisë së PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Çuçi shkruan se Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime@PoliciaeShtetit”, thekson ministri Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here