Zef Brozi, ish-Kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në fillim të viteve ’90, u ka bërë thirrje sot demokratëve që të mos bëhen ‘mish për top të Saliut’.
Ai u kërkon demokratëve të protestojnë paqësisht për të drejtat e tyre, teksa thekson se Berisha nuk do t’i mbrojë dot nëse me urdhër të tij, ata kryejnë akte dhune dhe vihen para drejtësisë.
Sipas Brozit, Berishën nuk e mbron dot më askush ‘për krimet makabre dhe korrupsionin marramendës’, pasi ai përballjen e ka me Amerikën dhe së shpejti edhe me SPAK.
“Demokratë, mos u bëni mish për top të Saliut! Protestues të thirrur nga Sala: Ai nuk ju mbron dot nëse me nxitjen e urdhrave të tij ju do kryeni akte dhune dhe do viheni para drejtësisë. Demokratë: Protestoni paqësisht për të drejtat e juaja, por jo për mbrojtjen e atij qe askush nuk do mundet ta mbroje më për krimet makabre dhe korrupsionin marramendës. Ai përballjen e ka me Amerikën dhe besoj së shpejti edhe me SPAK!”, shkruan ai.







































