Trajneri argjentinas nuk do të vijojë më te dhe largohet në verë, vendin e tij PSG e ka planifikuar për Zinedin Zidane, që është në pritje
Paris San Zhermen vijon të dominojë futbollin në Francë, por klubi parizien nuk ia ka dalë të sigurojë trofe madhorë në Europë. Ka arritur deri në finale të Champions League e në vit më vonë deri në gjysmëfinale, por vetëm kaq, pa mundur për të fituar Ligën e Kampioneve, që është trofeu më i madh për klube në Europë, njëherësh një trofe prestigjioz që sjell shumë reklamë për fanellën e klubit dhe për arkat financiare të tij. Mungesa e një trofeut të madh jashtë Francës mund të sjellë ndryshime rrënjësore në verë, pas klubi po planifikon të largojë trajnerin aktual Mauricio Poketinon e në vend të tij të vijë një prej figurave më të mëdha të futbollit francez. Kështu, referuar aqsaj që shkruajnë mediumet sportive franceze e jo vetëm, krerët e Paris San Zhermenit do ta emërojnë Zinedine Zidanen në postin e trajnerit për ta zëvendësuar Mauricio Poketinon në fund të sezonit. Thuhet se Zidane është i gatshëm ta marrë PSG-në dhe tashmë ka nisur negociatat me klubit. Te PSG-ja, po e shohin këtë lëvizje si të rëndësishme për të ardhmen e sulmuesit Kilian Mbape. Zidane do ta ketë për detyrë ta bind sulmuesin që mos të largohet nga ekipi si lojtar i lirë në verë po ta rinovojë kontratën dhe të mbetet në Paris. Po ashtu, Zidane i ka bërë me dije krerëve të klubit se do ta marrë përsipër një gjë të tillë pasi dëshira e tij është të punojë me Mbapen. Ndërkohë, Poketino është në presioni të madh përkundër që Parisi prinë në Ligue 1. Në klub nuk janë të kënaqur me punën e trajnerit argjentinas, i cili nuk e ka nxjerrë më të mirën nga Lionel Mesi. Por nuk është vetëm ky problemi. Mësohet se Kilian Mbape është i pakënqur dhe vështirë se do të pranojë të qëndrojë më tej në kryeqytetin francez. Ai ka gjasa të mëdha që në qershor t’i bashkohet Realit të Madridit. Tekniku argjentinas Poketino nuk ka mundur të bëjë maksimumin për ta bindur djaloshin që të angazhohet maksimalisht në shërbim të skuadrës. Kurse Mesi gjithnjë e më shumë po shfaqet si i dështuar në këtë transferim të parë jashtë Barcelonës. Natyrisht që i duhet kohë të përshtatet, por një lojtari të tillë nuk i mungon cilësia për të treguar vlerat e tij, por Mesi nuk po përshtatet aspak në kampionatin francez dhe me jetën në Paris. Kjo ka bërë që media të rëndësishme e serioze të aludojnë për një largim të tij në fund të sezonit. Ky largim do të përshpejtohet nëse PSG nuk fiton trofe të madh, pra UEFA Champions League. Ardhja e Zidanit mund të shtyjë Mesin të qëndrojë në radhët e klubit francez edhe për një vit tjetër.







































