Google search engine
Home Politike Ngritja e shtabit të Forcave Speciale të SHBA, Demiraj: Një lajm i...

Ngritja e shtabit të Forcave Speciale të SHBA, Demiraj: Një lajm i rëndësishëm, tregon mbështetjen amerikane ndaj Shqipërisë

0
326

Koloneli Dritan Demiraj, e ka konsideruar si një lajm të madh vendimin e SHBA për të hapur në Shqipëri një bazë të forcave speciale të saj. Në një intervistë televizive Demiraj tha, se përpjekjet për ta sjellë këtë zyrë në Shqipëri ka pasur ndër vite. “Është një lajm i rëndësishëm pasi së pari vlerëson reformat e bëra në fushën e mbrojtjes në Shqipëri dhe tregon mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që të kenë për ushtrinë tonë. Për ngritjen e Forcave Speciale një përpjekje është bërë gjatë të gjithë kohës kur isha komandant i forcave speciale, por në atë kohë ishte vendosur në Kroaci, sepse bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikë s dhe Kroacisë ishte më i ngushtë dhe Kroacia kishte edhe kapacitetet ushtarake, njerëzore e financiare më të larta se Shqipëria”, tha ai. Ndër të tjera, ai u shpreh se Shqipëria është zgjedhur për të ngritur shtabin pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendi ynë konsiderohet si një nga partnerët më të besueshëm. Demiraj theksoi, vendi ynë ka kapacitete të mëdha për stërvitje. “Shqipëria është zgjedhur si një nga vendet partnere më të besueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe në fushën politike dhe më gjerë. Shqipëria është zgjedhur edhe sepse ofron vende të shkëlqyera stërvitjeje dhe kapacitetet e forcave speciale të Shqipërisë janë në nivele të mira”, shpjegoi Koloneli. Ndër të tjera, ai theksoi se zyra që do të hapet përmban në vetvete forca speciale të të gjitha llojeve, që nga ato të operacioneve të fshehta në terren, deri te forcat speciale të trajnuara kundër krimit kibernetik. Me ngritjen e kësaj zyre, Demiraj paralajmëron qeverinë shqiptare se i shtohet përgjegjësia.“Duhet ta kuptojë ministria dhe kryeministri se duhet investuar te forcat speciale të Shqipërisë. Njësia e forcave speciale sot është e plakur. Duhet paga më të mira, që do të garantojnë një qasje tjetër për këtë forcë speciale”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here