Google search engine
Home Politike “Dy kufoma politike që zihen se kush është shërbëtori im” Edi Rama...

“Dy kufoma politike që zihen se kush është shërbëtori im” Edi Rama u bën thirrjen e fortë demokratëve pas protestës së sotme: Kësaj i thonë…Varu teneqet

0
275

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me atë çka ndodhi sot në godinën e Partisë Demokratike.

Rama u bën thirrje demokratëve që rë bashkohen dhe ti japin ç’të munden Shqipërisë.

Postimi i plotë: 

Epo pikë e zezë, ai punon për Ramën thotë njëri ai bën punën e Ramës thotë tjetri…
Besomëni, kur i shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:
Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!
Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët kur i sheh se çfarë marrëzish bëjnë e thonë të kujtojnë, që të dy, fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”…
Varuni more teneqet që të dyve këtyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here