Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje të forta nga DOSJA/ Zbërthehet misteri i skandalit me pagat,...

Zbardhen detaje të forta nga DOSJA/ Zbërthehet misteri i skandalit me pagat, tre muajt e tjerë që nxori specialistja dhe kërkesa urgjente që i ka bërë shefit të saj: Ma hiq “Mozën” tani

0
382

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore që çoi pas hekurave specialistët e “IT”-së të akuzuar për nxjerrjen e të dhënave private. Me urdhër të Prokurorisë janë arrestuar katër persona: Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Nga hetimet rezultoi se specialistja e “IT”-së Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, që më pas i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

Roli i të arrestuarëve
Eni Qirjako – Specialiste e IT në drejtorinë e Tatimeve
Andi Agaraj- Specialist i IT në drejtorinë e Tatimeve
Klodian Sota- Përmbarues
Endri Ikonomi- Përmbarues

Nga hetimet ka rezultuar se Eni Qirjako ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në datë 20 Korrik të 2020 si specialiste “IT”-je. “Në datë 22 Dhjetor ajo ka qenë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave.

Pasi është njohur me këto të dhëna ajo ka konstatuar se ora dhe data e krijimit të file-it në Excel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj Andi Agaraj. Ajo ka njoftuar eprorin e saj drejtorin Ervin Muca të cilit i ka bërë të qartë faktin se emri i user-it nga i cili kanë dalë këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është user-i që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e sajë. Eni Qirjako ka kërkuar ndryshimin e user-it me emrin “Moza Seraj” por nuk është bërë” thuhet në dosjen hetimore.

Eni Qirjako pasi mori të dhënat ia dërgoi me e-mail kolegut të saj Andi Agaraj në këto data:
Në datë 21 tetor 2020 i ka dërguar listë-pagesat e shtatorit 2020
Në datë 25 janar 2021 i ka dërguar listë-pagesat e dhjetorit 2020
Në datë 24 shkurt 2021 i ka dërguar listë-pagesat e janarit 2021
Në datë 29 prill 2021 i ka dërguar listë-pagesat e mars 2021
Në datë 22 tetor 2021 i ka dërguar listë-pagesat e shtatorit 2021

Sipas të dhënave, lista e pagave të janarit dhe prillit të këtij viti janë marrë në shkurt dhe mars. Gjithashtu këto persona disponojnë edhe pagat e muajve shtator dhe dhjetor 2020 dhe shtatorit 2021. Andi Agaraj listën e pagave që ka marrë nga kolegia e tij ia ka dhënë Klodian Sotës, i cili ia ka dhënë Endri Ikonomit kundrejt 20 dhe 30 mijë lekëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here