Në orët e para të mëngjesit u raporua një shpërthim i rëndë me eksploziv në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona. Bëhet me dije se gjendja e tyre shëndetësore është kritike për jetën.
Të dy Mikel Harizaj dhe pasagjeri Serini Dumi që ishte kamarieri që punonte në biznesin e Harizajt, janë të intubuar dhe nën kujdes intesiv nga mjekët. Policia po verifikon aktivitetin e tyre ku shënjestër e sulmit dyshohet të ketë qenë 42- vjecari Mikel Harizaj, por ky i fundit po dërgonte në shtëpi kamarierin e tij.
Harizaj rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2009 ka tentuar që të vrasë me granatë dore tre persona. Ai u arrestua vetëm 3 vite më vonë nga Policia, teksa qëndronte te disa miq të tij në Tiranë.
Harizaj rreth orës 23:00 të datës 10 prill 2009, në Selenicë, për motive të dobëta është konfliktuar me tre shtetas në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, Mikel Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar shtetasit e mësipërm.
Nga shpërthimi i granatës u plagos rëndë asokohe shtetasi G. A., dhe më lehtë dy të tjerët. Operacioni për kapjen e tij u bë në Tiranë, pasi Mikel Harizaj ndodhej i fshehur te disa persona, me të cilët kishte lidhje shoqërore. Ndaj tij u ngrit akuza për vrasje të mbetur në tentativë.
Edhe Harizaj edhe 26-vjeçari Dumi, ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.









































