Presidenti serb Aleksander Vuçiç është fotografuar duke u futur në zyrën e tij me një pemë në dorë, si një shenjë për liturgjinë e krishtlindjeve ortodokse.
Vuçiç përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka publikuar disa foto nga liturgjia e cila është mbajtur nga peshkopi Stefan.
Ai do të pres në zyrë disa fëmijë që po e vizitojnë Beogradin për festat e krishtlindjeve ortodokse.
Prerja e lisave është traditë e krishtlindjeve ortodokse të cilat festohen me 6 janar dhe të cilët digjen në mbrëmje.









































