Google search engine
Home Politike SPAK paralajmëron reprezalje, regjistrohen 40 procedime të reja për abuzime me tenderat,...

SPAK paralajmëron reprezalje, regjistrohen 40 procedime të reja për abuzime me tenderat, të rrezikuar ministra, ish-ministra e krerë bashkish

0
231

Abuzimet me tenderat rrezikojnë të fundosin një numër të madh zyrtarësh në vend. Historikisht Kontrolli i Lartë i Shteti ka zbuluar miliona euro dëme në buxhet çdo vit për shkak të shkeljeve me tenderat dhe koncesionet, por askujt nuk i hynte gjemb në këmbë. Mirëpo ngritja e Prokurorisë së Posaçme duket se do të sjellë ndryshime. Fokusi i saj këto 2 vite ka qenë te korrupsioni dhe veçanërisht te abuzimi me tenderat. Gazeta “Sot” ju drejtua me një kërkesë Prokurorisë së Posaçme për të mësuar numrin procedimeve të regjistruara për vitin që lamë pas sa i takon shkeljes me tenderua dhe nga SPAK u bë me dije se ka pasur 40 procedime të reja. “40 procedime penale janë regjistruar për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i K.Penal”, thuhet në përgjigjen e SPAK për gazetën. Ndërkohë burime jo zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shumë dosje të rëndësishme, të cilat rrezikojnë ministra, ish-ministra, krerë bashkish dhe drejtorë të lartë në administratë. Pjesa më e madhe tenderave kanë të bëjnë me bashkitë dhe duket se do ketë zhvillime në javët apo muajt në vijim. Ky vit duket se do të jetë vendimtar për SPAK, pasi në muajt e parë të 2022 do jetë funksionale totalisht dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila mund të dalë me godinë më vete. Po ashtu numri i prokurorëve ka shkuar në 17 dhe mund të rritet akoma dhe më shumë. Çdo vit shteti humbet miliona euro nga tenderat dhe sinjalet janë se shumë zyrtarë do të japin llogari.

Shifrat e përgjithshme

40 procedime janë shënuar vetëm për vitin 2021, por që kur ka nisur punën SPAK e deri më sot janë rreth 90 procedime të regjistruara për abuzime me tenderat. Në vitin 2020 ka pasur 50 procedime dhe në vitin 2021, plot 40 të tjera. Pra duket se po ecet me të njëjtin ritëm. Ndërkohë këtu përfshihen dhe koncesionet, të cilat janë rastet më të forta. Një ish-ministër u arrestua dhe dy të tjerë janë në kërkim, ndërkohë që priten dhe arrestime të tjera në nivele të larta. Ndërkohë burime jo zyrtare i thanë gazetës se në një pjesë të madhe të rasteve paditë kanë ardhur nga vetë kompanitë që janë skualifikuar pa të drejtë. Shumë padi janë bërë nga politika, ndërsa ka pasur dhe raste të denoncuara nga qytetarët. Po ashtu, një rol të madh në grumbullimin e provave ka pasur procesi i përgjimit. Pothuajse në të gjitha rastet e procedimeve ka pasur përgjim telefonik të personave të dyshuar si të përfshirë në afera. Në disa raste fokusi është përqendruar te të penduarit. Pra synohet të binden anëtarë të Komisioneve të Ofertave që të denoncojnë ndërhyrjet për manipulimin e tenderave. Pra duket se sinjalet janë se do kemi shumë zhvillime këtë vit dhe paralajmërimi u dha edhe pak ditë më parë nga kreu i SPAK, Arben Kraja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here