Google search engine
Home Bota Sekuestrohen të gjitha pronat e ish-presidentit, akuzohet për tradhti të lartë ndaj...

Sekuestrohen të gjitha pronat e ish-presidentit, akuzohet për tradhti të lartë ndaj shtetit europian

0
306

Të gjithë pronat e ish-Presidentit Petro Poroshenko janë sekuestruar nga shteti ukrainas. Pronat e tij u ngrinë me një vendim gjykate pas akuzave për tradhti të lartë.

Teksa është ende në hetim nga autoritetet, Poroshenko hedh poshtë akuzat.  Nisja e hetimeve u lajmëruar nga Byroja Shtetërore për Hetime muajin e kaluar.

Poroshenko akuzohet për “lehtësim të aktiviteteve” për separatistët që luftojnë me forcat qeveritare në konfliktin në lindje të Ukrainës, që shpërtheu më 2014, e që deri më tani ka marrë jetën e mbi 13,200 qytetarëve.

Gjatë presidencës së tij, Poroshenko dyshohet se ka ndihmuar separatistët që t’i shesin qymyr Kievit në vlerë prej 54 milionë dollarësh, në periudhën 2014-2015, u tha në deklaratë.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ish-Presidenti dhe ka akuzuar autoritetet ukrainase për kalimin e “vijave të kuqe” me ngritjen e akuzave ndaj tij për tradhti. Muajin e kaluar, prokurorët kërkuan nga gjykata ukrainase që ta arrestojnë Poroshenkon dhe të vendosin vlerën prej 37 milionë dollarësh për lirim me kusht. Poroshenko, që prej dhjetorit të vitit të kaluar, gjendet jashtë Ukrainës dhe ende nuk ka komentuar për vendimin e sotëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here