Google search engine
Home Bota Rajoni Kërcënohet me jetë Abazoviç: Janë të armatosur, kanë rrjet në mbarë botën

Kërcënohet me jetë Abazoviç: Janë të armatosur, kanë rrjet në mbarë botën

0
206

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka treguar se vazhdon të kërcënohet nga persona, të cilët janë shumë të rrezikshëm dhe që kanë rrjet në mbarë botën. Në një intervistë për Nova.rs Abazoviç ka thënë se personat nga të cilët kërcënohet janë njerëz që kanë qindra milionë euro, që shëtisin të armatosur, të cilët qëndrojnë pas vrasjeve të shumta apo akuzohen për to.

“Nuk dua që të bie shumë në sy. Njerëzit shpesh, për shkak të disa tekave të tyre politike dhe paturpësisë politike, bëjnë një aferë prej saj. Kjo është jashtëzakonisht e shëmtuar. Nuk jam ndjerë kurrë si viktimë, këtë e kam zgjedhur vetëm dhe çdo gjë është bërë me vullnetin tim. Nuk dua ta ngarkoj publikun me kërcënime, presione, të cilat i marr çdo ditë. Kjo është puna më e vështirë që mund të bëjë dikush, e cila i shqetëson më shumë njerëzit. Këta janë njerëz që kanë qindra milionë euro, që shëtisin të armatosur, të cilët qëndrojnë pas vrasjeve të shumta apo akuzohen për to. Ata kanë një rrjet në të gjithë botën. Këtyre njerëzve ua kemi prishur rehatinë”, -tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here