Kazakistani ka marrë vëmendjen kryesore nga mediat ndërkombëtare për shkak të trazirave dhe protestave masive popullore pas rritjes së papritur të çmimit të karburanteve dhe energjisë. Vetë Kazakistani në fakt është një nga transportuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazut në botë. Përplasjet mes qytetarëve dhe forcave policore kanë qenë tejet të ashpra. Së fundmi mediat e huaja raportojnë se të paktën 12 policë janë vrarë, ndërsa njëri prej tyre u gjet me kokë të prerë.
Një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia, Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive, tha gjatë ditës së sotme se do të dërgonte trupa paqeruajtëse në Kazakistan me kërkesë të Presidentit Kassym-Jomart Tokayev. Kazakistani është tronditur nga intensifikimi i protestave që filluan të dielën në perëndim të vendit, por u përhapën në Almaty dhe kryeqytetin Nur-Sulltan.
Ende nuk dihet numri i protestuesve të vrarë, që llogaritet të jetë më i madh se ai i policëve. Ende nuk duhet kush ka kryer vrasjet e fundit apo nëse viktimat ishin gjallë, apo trupat e tyre u gjymtuan pas vdekjes. Shumë nga demonstruesit që u mblodhën në zyrën e bashkisë të mërkurën mbanin shkopinj dhe mburoja, sipas raporteve të mëparshme në mediat kazake. “Tass” më vonë tha se ndërtesa ishte përfshirë nga flakët.









































