Google search engine
Home Aktualitet Ishte kamarier apo klient? 19-vjeçari mbeti i plagosur dje nga breshëria e...

Ishte kamarier apo klient? 19-vjeçari mbeti i plagosur dje nga breshëria e plumbave në ‘Don Bosko’, zbardhet çfarë e lidhte me ngjarjen të riun

0
366

Tirana u trondit pasditen e djeshme nga një atentat ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Sipas grupit hetimor objektiv ka qenë daja i vëllezërve Çela, i plagosuri Edmond Crroj dhe dyshohet se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e tij dhe kanë pritur rastin për ta goditur. Por breshëria e kallashit i mori jetën Erion Çelës, ndërsa i plagosuri mbeti edhe vëllai i tij Blerimi.

Mes të plagosurve përpos shënjestrës Edmond Crroj është edhe një 19-vjeçar, Azbi Selimaj. Ndryshe nga sa dëshmitarët thanë dje se ishte kamarier i lokalit, në fakt rezulton se 19-vjeçari ishte klient i ulur në tavolinën ngjitur dhe nuk ka asnjë lidhje me të përfshirët e tjerë në ngjarje. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Për autorët ende nuk dihet asgjë. Në vendngjarje policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë. Atentatorët janë kujdesur që të gjitha të mbesnin në makinën tip “Benz” me targa të mbivendosura, që përdorën për vrasjen. Kjo gjë ka përforcuar dyshimet e hetuesve se vrasësit janë profesionistë, me pagesë.

Bilanci i atentatit në Tiranë

Viktima

Erion Çela

Të plagosur

Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës

Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë

Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull

Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here