Google search engine
Home Aktualitet Kokaina në banane/Artan Hoxha nxjerr detajet e rënda, tregon çfarë ndodhi në...

Kokaina në banane/Artan Hoxha nxjerr detajet e rënda, tregon çfarë ndodhi në doganë: 4 personat kanë hyrë dhe…

0
270

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me sasinë prej 119 kg të kokainës të sekuestruar pak ditë më parë brenda një kamioni i cili kishte mbërritur nga Italia në portin e Durrësit.

Hoxha duke analizuar fotografinë e skanerit të konteinerit THA mungojnë 113 arka me banane, që sipas tij, u hoqën më përpara.

Sipas gazetarit,  brenda konteinerit ka patur 1925 kilogramë kokainë, por janë hequr më përpara.

“Në ngarkesë mungojnë 113 arka me banane. Policia shqiptare ka kapur vetëm 7 dhe në ato 7 janë gjetur 119 kg. Shtuar dhe këtu 106 arkat e tjera shkojnë te sasia 1925 kilogramë, gati 2 ton. 106 arkat e tjera skaneri tregon që mungojnë. Skaneri na trego që ka probleme brenda, ngarkesa nuk është e plotë. Kush e çon konteinerin te skaneri? E çon dogana, e çon dhe policia. Skaneri skanon atë që i sjellin. Arkat janë zbritur dhe pastraj u gjetën te magazina 119 kg se nuk e dimë sa kanë marrë ata në Romanat. Tek ajo ndalesa në Romanat, ata 4 personat kanë hyrë kanë marrë pjesën tjetër të ngarkesës”, -tha Artan Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here