Google search engine
Home Aktualitet Miron Kotani: Festivali në RTSH si tallava, mish mash stilesh jashtë traditës...

Miron Kotani: Festivali në RTSH si tallava, mish mash stilesh jashtë traditës sonë muzikore

0
281

Festivali në RTSH shënoi regres në edicionin e 60. Kështu shprehet kompozitori Miron Kotani, i cili dhe më parë ka pasur kritika rreth zhvillimit të tij. Sipas Kotanit, festivali nuk solli gjë të re. “Ky festival nga ana e krijimtarisë shënoi vetëm numrin e radhës në koifiçentin e festivalit, por nuk solli asgjë të re në krijimtari. Madje për mendimin tim ka bërë regres krahasuar me festivalet, sidomos ashtu si e prisnim ne edicionin e 60, që të ishin markat më të njohura të krijimtarisë dhe interpretimit”, thotë Kotani. Sipas tij, shumë këngë pjesëmarrëse që ishin në edicionin e 60 nuk duhet të ishin në festival. “Festivali si tallava, një mish mash stilesh që janë jashtë traditës sonë muzikore të festivalit. Ka shumë këngë, që nuk duhet të ishin në festival”, thotë ai. Për kompozitorin Miron Kotani, Festivali i Këngës në RTSH ishte shtëpia e fundit, ku ruhej tradita. Por sipas tij, prej vitesh stile për të qenë në modë e kanë deformuar këngën tonë profesionale. “Psh këngë si “Me tana” apo këngë të tipit alla BBF, një gjellë stilesh gjoja për të qenë në “modë” kanë deformuar prej vitesh këngën tonë profesionale. Tani edhe ky festival nuk i shpëtoi kësaj inercie, që siç thashë me tendencën drejt “Eurosongut” ka deformuar festivalin e traditës. Përshembull këngët e Alban Ramosaj apo Ronela Hajati, etj, si stil nuk mund të qëndrojnë në festival”, thotë Kotani. Festivali i këngës u zhvillua në tre net në Pallatin e Kongreseve, por për kompozitorin Miron Kotani problem ishte dhe skenari. “Varfëri e madhe në skenar”, thotë ai. Me kritika kompozitori Miron Kotani thotë se ajo panoramë për të kaluar lumin nuk justifikon 60-vjetorin. “U kënduan shumë këngë, që nuk ishin këngë festivalesh e munguan autorët më të spikatur në vite. Për të ardhur keq mospërfshirja e anashkalimi i shumë artistëve të mëdhenj të këngës sonë. Një panoramë sa për të kaluar lumin me shoqërim thjesht në pianofort nuk justifikon 60- vjetorin gala”, thotë Kotani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here