Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja pranoi sot në një prononcim për mediat se ka shumë çështje në hetim edhe për zyrtarë shumë të lartë, por tha se nuk mund të përmendte emra.
“‘Peshk i madh’ nuk ekziston në konceptin tonë. Ne kemi 2 seksione, një që lufton krimin e organizuar dhe një që lufton korrupsioni dhe rezultatet kanë qenë publike. Kushdo që abuzon me fondet publike do të jetë subjekt i hetimeve tona. Ne kemi çështje të hapura për shumë elementë. Nuk mund të jap emra”, tha Kraja.










































